Kreu i SPAK: Kemi në hetim 40 çështje për krimet zgjedhore

10 Maj 2021 | 16:48

Kreu i SPAK, Artan Kraja ka deklaruar për mediat se në hetim janë 40 çështje për krime zgjedhore. Këtë, z. Kraja e bëri të ditur gjatë një komenti për mediat në aktivitetin e mbajtur me rastin e “Ditës Kombëtare të Drejtësisë”.

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme të kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit tha se janë vlerësuar të gjitha denoncimet ndërsa për çështjen e “patronazhistëve” foli për ngecje.

“Ne i kemi vlerësuar të gjitha rastet që kanë ardhur, kanë  filluar 40 çështje për krimet zgjedhore. Për database, jemi duke hetuar, ka pasur një problematik me kompaninë që nuk na i ka dhënë”, deklaroi z. Kraja.

Kreu i SPAK foli edhe për sekuestrimin e pasurive të gjyqtarëve duke deklaruar se “për çdo person që do të ketë prova do të sekuestrohen”.

Dy ditë më parë. Prokuroria e Përgjithshme bëri të ditur se është duke hetuar 38 procedime ndërsa 50 të tjera janë ende në verifikim, ku po ndoqën penalisht 10 persona për vepra të ndryshime që lidhen me zgjedhjet, nga të cilët 5 janë arrestuar në flagrancë.

LEXONI GJITHASHTU:

38 procedime për krime zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme publikon të dhënat zyrtare

PD thotë se prokuroria shpërfilli kallëzimin për “krime zgjedhore” ndaj stafit elektoral të Belinda Ballukut

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026