Mbërrijnë 11.700 mijë doza të vaksinës Pfizer në Rinas
Të hënën ka mbërritur dërgesa e radhës e vaksinave Pfizer, prej 11,700 dozash, nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian.
Kryeministri, Edi Rama duke njoftuar mbërritjen e dozave në Rinas thotë se çdo javë do të vijnë vaksina kundër COVID-19 dhe shton se objektivi mbetet kryerja e 1 milion vaksinimeve.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shprehet se prej 11 janarit, kur ka nisur programi i vaksinimit, janë kryer 600 mijë injeksione – prej të cilave mbi 479,020 vaksinime janë kryer për persona mbi 60 vjeç. Ministrja u ndal të fliste edhe për lehtësimi ne mundshëm gjatë sezonit të verës, në varësi të situatës që po vlerësohet në dinamikë.
Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si punonjës të fasonerive, operatorëve turistikë, etj.
Prej fillimit të këtij viti janë rreth 760 mijë vaksina të cilat janë administruar nga autoritetet shqiptare. Qeveria ka siguruar – përmes kontratave direkte, donacioneve dhe mekanizmit COVAX – rreth 2 milionë vaksina.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta