Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dënoi ashpër sulmin e tmerrshëm të djeshëm në Boulder, në shtetin e Kolorados, duke theksuar se akte të tilla terrorizmi “nuk do të tolerohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Në deklaratën e tij, Trump e lidhi sulmin me politikën e paraardhësit të tij, duke akuzuar administratën e Joe Biden për një “politikë qesharake të kufijve të hapur” e cila, sipas tij, “i shkaktoi dëme të mëdha vendit tonë” .
Trump theksoi se sulmuesi hyri në vend falë politikave të Bidenit, por se sipas “politikave të tij”, individë të tillë do të deportoheshin.
“Aktet e terrorizmit do të ndiqen penalisht sipas plotë ligjit”, tha presidenti, duke shtuar se ky incident është një tjetër provë pse është e nevojshme të sigurohen kufijtë dhe të deportohen “radikalët e paligjshëm dhe antiamerikanë” nga vendi.
Sulmi në Boulder sipas informacionit në dispozicion, u shënua si një “akt i dyshuar terrorizmi”.
I dyshuari, Mohamed Sabry Soliman, dyshohet se plagosi tetë persona gjatë sulmit, duke bërtitur “Palestina e lirë” ndërsa vinte zjarre.
Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit