Luftoi kundër trupave amerikane me ISIS-in, gjykata në SHBA dënon shqiptarin

3 Qershor 2025 | 11:47

Një 49-vjeçar nga Kosova, i cili ka edhe shtetësi amerikane, është dënuar me 10 vite burg nga një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara për pjesëmarrje në organizatën terroriste ISIS. Lirim Sylejmani, i njohur edhe me emrin Abu Sulayman al-Kosovi, u shpall fajtor për marrjen e trajnimit ushtarak nga një organizatë e shpallur terroriste.

Vendimi ndaj tij u shpall më 2 qershor 2025 nga gjykatësi federal Rudolph Contreras në Gjykatën e Qarkut në Uashington, ndërsa pas përfundimit të dënimit, Sylejmani do të mbetet nën mbikëqyrje të përjetshme.

Lajmi u bë i ditur nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, përmes një deklarate të përbashkët të Prokurores Jeanine Ferris Pirro, drejtueses së Divizionit të Sigurisë Kombëtare, Sue Bai, dhe përfaqësuesve të FBI-së të angazhuar në fushën e kundër-terrorizmit.

“Sylejmani do të kalojë një dekadë në burg duke reflektuar për tradhtinë që i bëri këtij vendi. Kushdo që mendon se ISIS është përgjigjja, duhet të mendojë sërish. Ne do të ndalojmë çdo individ që kërcënon sigurinë e qytetarëve tanë”, deklaroi prokurorja Pirro.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Sylejmani udhëtoi për në Siri në nëntor të vitit 2015, së bashku me familjen, me qëllim për t’iu bashkuar organizatës terroriste ISIS. Ai qëndroi në zonat e kontrolluara nga grupi ekstremist deri në fillim të vitit 2019.

Gjatë kësaj periudhe, Sylejmani mori një trajnim intensiv ushtarak 21-ditor, ku u stërvit me armë si AK-47, M-16 dhe granata dore. Pas trajnimit, ai u emërua në një njësi luftarake në Mosul të Irakut dhe dha betimin e besnikërisë ndaj liderit të atëhershëm të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.

Në maj 2016, Sylejmani mori pjesë në betejën e Manbijit kundër forcave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA. Ai u plagos në këmbë gjatë përleshjeve dhe më vonë u transferua në një njësi tjetër të ISIS-it, ku qëndroi deri në rënien e fundit të territorit të kontrolluar nga grupi.

Më 27 shkurt 2019, Sylejmani dhe familja e tij u kapën nga Forcat Demokratike Siriane në zonën e Baghouz, bastioni i fundit i ISIS-it. Fillimisht, ai u mbajt në një burg të kontrolluar nga SDF-ja dhe më pas u dorëzua tek autoritetet amerikane më 15 shtator 2020.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026