Shkatërruan flotën bërthamore të Putinit, kush është çifti ukrainas pas sulmit

3 Qershor 2025 | 15:37

Një sulm i sofistikuar ukrainas tronditi strukturat ushtarake të Rusisë, duke shkatërruar një të tretën e bombarduesve të saj strategjikë në një operacion të koduar “Rrjeta e Merimangës”.

Moska fajëson për sulmin një ish-DJ ukrainas, tashmë i shpallur në kërkim si spiun dhe organizator kryesor i sulmit më të madh brenda territorit rus.

Operacioni i ndodhur të dielën e 1 qershorit, u zhvillua në katër baza ajrore, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale për Kremlinin. I akuzuari kryesor është Artem Timofeev, 37 vjeç, një ukrainas i zhvendosur prej vitesh në qytetin rus të Chelyabinsk, i cili dyshohet se ka përdorur biznesin e tij të transportit për të fshehur dronët kamikazë brenda kamionëve.

Artem Timofeev
Artem Timofeev

Sipas mediave ndërkombëtare dhe burimeve pro-Kremlinit, shoferët që po kryenin transportin nuk ishin në dijeni të dronëve që po transportonin.

Kamionët përmbanin dhjetëra dronë të telekomanduar, të cilët u lëshuan në mënyrë të koordinuar në afërsi të bazave ajrore strategjike ruse.

Sulmi shkatërroi 41 bombardues, një të tretën e flotës ajrore bërthamore të Putinit dhe i shkaktoi Rusisë humbje të vlerësuara në 7 miliardë dollarë.

Hetuesit rusë pretendojnë se Artemi dhe bashkëshortja e tij, Ekaterina Timofeeva, një autore romanesh erotike, janë të lidhur me operacionin dhe kanë ndihmuar në organizimin e logjistikës.

Ekaterina Timofeeva

Imazhet satelitore pas sulmit konfirmojnë shkatërrimin e mjeteve ajrore në baza si ajo në Belaya, ku shoferët u urdhëruan të parkonin në pika strategjike dhe më pas të largoheshin. Nga aty, dronët u ngritën në qiell dhe filmuan vetë momentin e goditjeve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi operacionin si “historik” dhe deklaroi se të gjithë personat e përfshirë janë tashmë të sigurt, duke shtuar se sulmi ishte rezultat i 18 muajsh planifikimi të fshehtë.

Ndërkohë, Rusia nuk ka konfirmuar arrestime zyrtare, por kërkimi për Artemin vazhdon, ndërsa mbetet i paqartë vendndodhja e tij aktuale. Operacioni “Rrjeta e Merimangës” tregon jo vetëm sofistikimin e strukturave të inteligjencës ukrainase, por edhe cenueshmërinë në rritje të infrastrukturës ushtarake ruse në zemër të territorit të saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026