Interpol arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

6 Qershor 2025 | 14:55

Organizata ndërkombëtare policore (Interpol) ka thënë se 20 persona janë arrestuar në Evropë dhe kontinentin amerikan, pas një operacioni të kryer në bashkëpunim me 12 shtete, për të luftuar abuzimin seksual me fëmijë.

Operacioni, që është udhëhequr nga policia spanjolle, ka nisur në fund të vitit të kaluar, pasi disa zyrtarë policorë kanë identifikuar grupe mesazhesh online, në të cilat kanë qarkulluar imazhe të shfrytëzimit seksual të fëmijëve.

Autoritetet spanjolle i kanë arrestuar shtatë të dyshuar, përfshirë një punëtor shëndetësor dhe një mësues, ka thënë Interpoli.

Punëtori shëndetësor dyshohet se i ka paguar të miturit në Evropën Lindore për imazhet eksplicite, derisa mësuesi është akuzuar për posedim dhe shpërndarje të materialit të abuzimit seksual me fëmijë në disa platforma online.

Autoritetet në Amerikën Latine i kanë arrestuar 10 të dyshuar në shtatë shtete, përfshirë tre në El Salvador dhe një mësues në Panama. Të dyshuarit tjerë janë arrestuar në pjesë tjera të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

Interpoli ka thënë se deri më tani janë identifikuar edhe 68 të dyshuar tjerë, dhe që hetimet janë duke vazhduar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Edhe këtë të premte qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 34-të e saj. Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka...
20:07 | 03/07/2026

Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të premte shënohet dita e 34-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar...
19:49 | 03/07/2026

34 ditë protestë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Qytetarë dhe aktivistë edhe këtë të premte kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 34 ditësh në kryeqytet. Ata...
19:16 | 03/07/2026