Vrasja e 40-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se 3 persona kanë finalizuar ekzekutimin
Euronews Albania ka siguruar detaje të reja nga vrasja e djeshme në Vlorë, ku u ekzekutua me kallashnikov Bledar Birçaj, 40-vjeç.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pista kryesore e vrasjes së 40-vjeçarit është përqendruar tek aktiviteti i tij jashtë vendit.
Sipas informacioneve viktima ka qëndruar për rreth dy vite në, Spanjë Holandë dhe Belgjikë ku hetuesit dyshojnë se ka ushtruar aktivitet të jashtëligjshëm.
Megjithatë për të vërtetuar këtë pistë autoritetet shqiptare kanë nisur shkëmbimin e informacioneve me partnerët për të mësuar nëse atje viktima ka pasur rekorde kriminale apo konflikte.
3 janë personat që dyshohet se kanë finalizuar ekzekutimin e Birçajt dhe sipas hetuesve e kanë ndjekur viktimën deri në eliminimin fizik të tij.
Deri në këtë fazë të hetimit nuk bëhet me dije të jenë sekuestruar prova të vlefshme që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.
Aktualisht hetuesit janë përqendruar tek kamerat e sigurisë ndonëse autorët janë treguar tepër të kujdesshëm.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta