Soreca: Shqipëria është gati të fillojë negociatat e anëtarësimit në BE
Nga Rrësheni ambasadori i BE-së, Luigi Soreca thotë se Shqipëria është gati të fillojë negociatat në qershor. Ai i referohet burimeve diplomatike nga Brukseli kur flet për konferencën e parë ndërqeveritare.
“Mendoj se Shqipëria nuk ka qenë kurrë kaq pranë. Shumë punë është bërë, është bërë shumë progres. Komisioni Europian ka deklaruar që Shqipëria ka përmbushur kushtet për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare do të ketë shumë punë për të bërë edhe më pas dhe vendet anëtare do të vendosin së shpejti. Kam përshtypjen, duke folur me njerëzit e vendet anëtare, se tani jemi me të vërtetë pranë momentit që do të merret një vendim”, tha ambasadori i BE-së.
Luigi Soreca deklaroi se çeljen e negociatave një pjesë e mirë e punës për integrimin e vendit në BE do të ketë të bëjë me pushtetin lokal.
“Shpresojmë që në qershor, siç e keni dëgjuar nga burime të ndryshme që vijnë nga Brukseli, sa më shpejt aq më mirë. Shqipëria është gati të fillojë negociatat e anëtarësimit. Me çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare, 70 për qind e atyre punëve të rëndësishme që duhen bërë do të kryhet nga pushteti rajonal”, deklaroi z. Soreca.
Glad to be back to #Rrëshen together with Amb.🇦🇹@steinertirana to meet with Mayor Dedaj to discuss #EU🇪🇺 integration opportunities and resources for the future of sustainable #tourism in this beautiful part of #Albania🇦🇱. #EuropeWeeks2021🇪🇺#EuropeisHere🇪🇺🇦🇱 pic.twitter.com/KnMAaf0hej
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) May 11, 2021
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta