Basketbollisti Russell Westbrook thyen rekrodin 47-vjeçar të NBA
Basketbollisti i Washington Wizards, Russell Westbrook arriti mbrëmjen e së hënës rekordin prej 182 shifra “triple-doubles” në karrierë.
“Triple-doubles”, në basketbollin amerikan, cilësohet kur një lojtar realizon mbi 10 pikë, 10 zotërime nën tabelë dhe 10 shërbime ndaj shokëve të skuadrës. Në ndeshjen që Wizerds humbën 124-125 me Atlanta Hawks, Westbrook realizoi 28 pikë, 13 zotërime nën tabelë dhe 21 asiste.
Kështu ai theu rekordin 47-vjeçar të mbajtur nga Oscar Robertson në NBA me 181 “triple-doubles”.
47 years later, Russell Westbrook has done the impossible.
WHY NOT, @russwest44? pic.twitter.com/AbKNiGwRc8
— Washington Wizards (@WashWizards) May 11, 2021
Robertson, tashmë 80-vjeç, i cili ka luajtur në periudhën 1960-1974, u shpreh i ngazëllyer për arritjen e Westbrook. Ngjashëm edhe Earvin Johnson i ashtuquajturi “Magic”, shprehu konsiderata për 32-vjeçarin e Wizards, ndërsa basketbollisti i Lakers, LeBron James tha se kjo ishte “një arritje e jashtëzakonshme”.
Westbrook ka spikatur prej vitesh me performancat e tij në parket, teksa në vitin 2017 u bë i pari basketbollist në NBA që bëri si mesatare shifrat “triple-doubles” për gjithë sezonin.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta