Vritet me armë 41-vjeçari në Elbasan, dyshohet për hakmarrje

11 Maj 2021 | 21:45

Everest Çaka, 41 vjeç, u vra mbrëmjen e sotme në Elbasan pasi u qëllua me armë teksa po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshorten Silvana Çaka. Kjo e fundit mbeti e plagosur lehtë në dorë.

Lidhjet familjare me disa persona të përfshirë në vrasje të bujshme në Elbasan nxisin dyshimin se ekzekutimi i Çakës të mund të jetë bërë për hakmarrje.

Policia tha se ngjarja ndodhi në orën 20:10 në lagjen “Skënderbej” njohur ndryshe edhe si “Fushë-Mbret” ku Everest dhe Silvana Çaka po lëviznin me makinën e tyre, tip “Opel”. Ata u qëlluan me armë në një rrugë që nuk ishte e vrojtuar nga kamera sigurie.

Dyshohet se autorët kanë përdorur armë me mbytës zhurme pasi banorët e zonës nuk kanë dëgjuar krisma. Rreth dy orë më vonë në rrethinat e Kavajës – rreth 58 kilometra larg vendngjarjes – u dogj një makinë tip “Mercedes-Benz”. Autoritetet dyshojnë se ajo u përdor për vrasjen.

Burime për Euronews Albania bënë me dije se Everest Çaka njihej edhe me emrin Ibrahim. Në fakt 10 vite më parë me këtë emër ai qe shoqëruar nga policia si i dyshuar për vrasjen e Gëzim Alikajt, shofer autobusi, ngjarje e ndodhur në zonën e doganës në Elbasan.

Asokohe bashkë me Çakën qe shoqëruar edhe Ardit Spahiu – kushëri, i njohur edhe me emrin Arjan Spahiu, i vrarë në nëntor 2020 në Belgjikë, – ndërsa vrasja e Alikajt dyshohej se qe bërë për hakmarrje për vrasjen e vëllait të Çakës në Spanjë, i njohur me nofkën “Noçe”.

Lidhjet e tjera familjare, si ato me Erion Alibejn, – kushëri, – i arrestuar më herët si i dyshuar për përfshirje në të paktën dy vrasje nxisin më tej dyshimin se ngjarja e sotme të mund të ketë prapavijë hakmarrjen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026