Bisedimet bërthamore në pikëpyetje, Irani kritikon SHBA për qëndrimin ndaj Izraelit
Irani ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do të marrë pjesë në bisedimet me Shtetet e Bashkuara të planifikuara për të dielën, sipas një deklarate të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, e cituar nga mediat shtetërore.
Esmail Baghaei tha se mbështetja e SHBA-së për Izraelin i ka bërë negociatat “të pakuptimta”.
“Nuk është e mundur të pretendohet se po negociohet dhe kërkohet mirëkuptim, ndërkohë që njëkohësisht lejohet një regjim racist të shkelë integritetin territorial të Iranit,” u shpreh ai, sipas agjencisë së lajmeve Nour News, e afërt me strukturat e sigurisë iraniane.
Ndërkohë, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë deklarojnë se Presidenti i SHBA-së Donald Trump mbetet i përkushtuar për të shpëtuar bisedimet bërthamore, raundi i gjashtë i të cilave ishte planifikuar të mbahej të dielën në kryeqytetin e Omanit, Muscat.
Një burim diplomatik i tha CNN të premten se i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, është “i gatshëm” të takohet me zyrtarët iranianë, nëse jo të dielën, atëherë në një datë tjetër të mundshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë
Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit
- 21:07 Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë
- 20:27 Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
- 20:21 Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit
- 20:15 Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet
- 20:07 Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë