Atentati ndaj dy senatorëve në Minesota, policia amerikane, “gjueti” për autorin

15 Qershor 2025 | 12:33

Një operacion masiv kërkimi po zhvillohet në Minesota të Shteteve të Bashkuara, pasi dy ligjvënës ranë pre e dy atentateve mëngjesin e së shtunës, me njërin prej tyre që gjeti vdekjen.

Melissa Hortman, 55 vjeç dhe nga radhët e partisë demokratike, si dhe bashkëshorti i saj, u vranë në Bruklin Park, një qytet në afërsi të Mineapolisit.

Ndërsa John Hoffman, 60 vjeç dhe nga e njëjta parti, u qëlluam disa herë me armë në banesën e tyre rreth 15 kilometra larg, në një sulm të lidhur me atentatin e parë.

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz i ka quajtur sulmet “akte dhune politike të organizuara”. Nga të dhënat e fundit rezulton se ligjvënësi Hoffman ka dalë nga operacioni dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Ndërkohë, kërkimet për të dyshuarin vazhdojnë. Sipas autoriteteve, ai ishte veshur si një oficer policie dhe është identifikuar si Vance Luther Boelter, 57 vjeç. Për arrestimin e tij është vendosur një shpërblim prej 50 mijë dollarësh.

Sipas autoriteteve, ai mashtroi viktimat e tij duke përdorur një distinktiv dhe uniformë false, si dhe duke përdorur edhe një automjet të pajisur me dritat e emergjencës.

Forcat reale të policisë, me të mbërritur në shtëpinë e senatorit Hoffman u përfshinë në një shkëmbim zjarri me të, por ai arriti të arratisej.

Tani, në operacionin masiv të kërkimit janë angazhuar agjentë të FBI-së, forcat speciale SËAT dhe qindra oficerë policie. Zyrtarët dyshojnë se i dyshuari e ka braktisur makinën dhe po lëviz në këmbë.

Gjithashtu, ata kanë paralajmëruar banorët e zonës të mos i hapin dyert për një oficer policie, veç rasteve kur ata janë dy.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026