Britania dërgon “RAF” në Lindjen e Mesme, Starmer: Mbrojmë infrastrukturën tonë atje

15 Qershor 2025 | 18:37

Mbretëria e Bashkuar po dërgon avionë të tjerë luftarakë në Lindjen e Mesme, teksa luftimet mes Izraelit dhe Iranit po intensifikohen.

Kryeministri Keir Starmer ka deklaruar se avionët, mes të cilëve ata të llojit “Tajfun” dhe ata që shërbejnë për furnizimin me karburant, po dërgoheshin në rajon për të mbështetur njësitë.

Starmer ka theksuar se situata po ndryshon me shpejtësi dhe këto ndryshime po diskutohen me aleatët. “Mesazhi ynë i vazhdueshëm është çtensionimi”, ka thënë Starmer.

Për herë të fundit, Mbretëria e Bashkuar i kishte dërguar avionët luftarakë në rajon vitin e kaluar, kur qeveria tha se aeroplanmbajtësja britanike kishte luajtur një rol kyç në parandalimin e përshkallëzimit.

Kryeministri Starmer i ka bërë komentet rrugës për në Kanada, ku do të zhvillohet samiti i G7-s, ku zhvillimet e fundjavës pritet të jenë në qendër të bisedimeve.

Kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai amerikan Donald Trump janë mes liderëve që kanë mbërritur në lokalitetin Alberta, ku mbahet samiti.

Kryeministri as e ka mohuar dhe as pohuar mundësinë që avionët britanikë të ndihmojnë Izraelin, sikurse ndodhi në prill dhe tetor të vitit të kaluar.

Irani ka paralajmëruar Britaninë, Francën dhe Amerikën se, nëse mbështesin izraelin, anijet dhe bazat e tyre në Lindjen e Mesme do të konsiderohen objektiva legjitimë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026