Trump urdhëron rritjen e deportimeve të emigrantëve
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar zgjerimin e ndalimit dhe deportimit të emigrantëve në të gjithë vendin, ndërsa protestat kundër politikave të tij vazhdojnë.
Në një postim në Truth Social, Trump u bëri thirrje agjencive federale të “bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre” për të zbatuar “programin më të madh të deportimit masiv në histori”, duke përmendur Los Angeles, Chicago dhe New York si objektiva specifike.
Këto qytete janë ndër të shumtat ku kanë shpërthyer protesta në shkallë të gjerë kundër bastisjeve ndaj migrantëve pa dokumente që nga 6 qershori.
Trump është përballur me sfida ligjore dhe kritika për reagimin e tij ndaj protestave – veçanërisht për vendosjen e ushtrisë për të shuar demonstratat.
Trump tha se i kishte udhëzuar “të gjithë administratës që të mbështeste çdo burim të mundshëm këtë përpjekje”.
Ai premtoi gjithashtu të parandalojë hyrjen në vend të “kujtdo që dëmton qetësinë e brendshme të Shteteve të Bashkuara”.
Duke iu drejtuar zyrave të ndryshme federale, përfshirë Administratën për Zbatimin e Ligjit për Drogën (DEA) dhe Agjencinë për Zbatimin e Ligjit për Imigracionin dhe Doganat (ICE), ai shkroi “keni mbështetjen time të palëkundur. Tani shkoni, kryeni punën!”
Postimi erdhi një ditë pas një vale të re protestash kundër politikave të Trump në të gjithë vendin.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet