Trump vlerëson marrëveshjen SHBA-Britani, por ngatërron Mbretërinë e Bashkuar me BE

17 Qershor 2025 | 16:53

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri britanik Keir Starmer deklaruan se kishin nënshkruar një marrëveshje tregtare që do të shkurtojë tarifat për automjetet britanike dhe industrinë hapësinore, edhe pse menaxhimi i tregtisë së çelikut mbetet një çështje e hapur.

“Sapo e nënshkruam. U bë”, tha Trump, teksa dyshja foli përpara gazetarëve në samitin e grupimit G7, i mbajtur në Kanada. Shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se marrëveshja ishte e shumëpritur.

Publikimi i rezultatit megjithatë nuk shkoi edhe aq mirë, pasi Trump i hodhi dokumentet dhe tha se administrata e tij kishte arritur një marrëveshje me BE-në, kur duhet të thoshte Mbretërinë e Bashkuar.

“Është një marrëveshje e drejtë për të dyja vendet, që hap shumë vende pune dhe sjell shumë të ardhura”, tha më tej Trump.

Edhe qeveria britanike deklaroi se marrëveshja heq tarifat amerikane për produktet hapësinore dhe automjetet britanike, me përjashtim të tarifës prej 10 për qind që Trump ka vendosur ndaj të gjitha vendeve.

Sa i takon makinave, që përfshijnë edhe markën prestigjioze “Rolls Royce”, tarifa do të ulet nga 27.5 në 10 për qind dhe në Shtetet e Bashkuara do të hyjnë vetëm 100 mijë automjete britanike në vit.

Pjesa dërrmuese e samitit kaloi e fokusuar tek krizat e ndryshme në Lindjen e Mesme dhe atë në Ukrainë. Nga shprehja e fytyrës së liderëve të vendeve më të industrializuara të botës në atë që njihet si fotoja familjare u duk se palët nuk kishin gjetur gjuhën e përbashkët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026