Trump kërkon dorëzimin pa kushte të Iranit

17 Qershor 2025 | 22:32

Frika për një luftë më të gjerë u rrit të martën pasi Presidenti Trump bëri thirrje për “dorëzimin pa kushte të Iranit”, përmendi mundësinë e vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit dhe iu referua përpjekjeve të luftës së Izraelit me fjalën “ne” – të gjitha sugjerime të dukshme se Shtetet e Bashkuara mund të hyjnë në luftë kundër Iranit.

Komentet e Trump në postimet në mediat sociale, erdhën ndërsa Izraeli ka ushtruar presion mbi Shtëpinë e Bardhë për të ndërhyrë ushtarakisht në konfliktin me Iranin për t’i dhënë fund programit bërthamor të atij vendi.

Presidenti amerikan prej kohësh ka deklaruar kundërshtimin e tij ndaj përfshirjes në luftëra të huaja dhe ka shprehur shpresë për një marrëveshje të negociuar me Iranin. Ai mbajti një takim për sigurinë kombëtare të martën pasdite në Sallën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtarët iranianë thonë se vendi i tyre mund të vendos mina në Ngushticën e Hormuzit nëse SHBA i bashkohet luftës, shkruan New York Times.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026