Zbulohet detaji tronditës para tragjedisë ajrore të Boeing 787
Hetuesit besojnë se avioni Dreamliner i Air India Boeing e kishte gjeneratorin e energjisë emergjente në punë kur u rrëzua javën e kaluar në Ahmedabad të Indisë, raportoi të mërkurën Wall Street Journal duke cituar njerëz të njohur me hetimin.
Boeing tha se do t’i referohet Byrosë së Hetimit të Aksidenteve të Avionëve të Indisë për koment. Prodhuesi i motorëve GE Aerospace nuk iu përgjigj një kërkese të Reuters për koment.
Sistemi, i njohur si Ram Air Turbine (RAT), gjeneron energji elektrike dhe presion hidraulik për të siguruar që pilotët të mund ta kontrollojnë aeroplanin edhe nëse të dy motorët dështojnë.
Gjetja paraprake ngre pyetje nëse motorët e aeroplanit funksionuan siç duhet gjatë ngritjes, thuhet në raport. Dreamliner ishte i pajisur me motorë GEnx të GE Aerospace.
Boeing 787-8 Dreamliner me 242 persona që udhëtonte drejt aeroportit Gatëick të Britanisë filloi të humbiste lartësinë disa sekonda pas ngritjes. Të gjithë pasagjerët, përveç njërit, vdiqën në katastrofën më të keqe të aviacionit në botë në një dekadë, me rreth 30 viktima në tokë. Autoritetet kanë konfirmuar se pilotët bënë një thirrje emergjente “mayday” para përplasjes fatale.
Autoriteti mbikëqyrës i sigurisë së aviacionit në Indi tha të martën se mbikëqyrja e flotës së avionëve Boeing 787 të Air India nuk zbuloi shqetësime të mëdha për sigurinë.
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet