Fëmijët mes raketave, tensionet Izrael-Palestinë, thirrje që të ndalen sa më shpejt sulmet

12 Maj 2021 | 11:45

Me krizën dhe tensionet e shtuara në Lindjen e Mesme, fëmijët janë ata të cilët po e përjetojnë më shumë këtë situatë. Nga hedhja e raketave, më shumë se 12 fëmijë kanë mbetur të vrarë ndërsa shumë të tjerë janë plagosur. Organizata ‘Save The Children’ në Gaza bën thirrje që sulmet të ndalen menjëherë.

Deri më tani fatmirësisht asnjë fëmijë nuk ka vdekur në anën izraelite, por popullsia civile mbetet nën kërcënim të vazhdueshëm me qindra raketa të Hamasit që bien në zonat urbane. Një nga gratë e vrara në Izrael ishte nëna e një fëmije të vogël.

“Fatkeqësisht fëmijët po e përjetojnë në mënyrën më të keqe. Ne dimë që 30 persona kanë vdekur, 12 prej të cilëve janë fëmijë. Unë nuk i kam parë kurrë kaq të frikësuar fëmijët e mi, po shoh se sjellja e tyre po ndryshon. Ata janë gjatë të gjithë kohës duke u dridhur, janë të frikësuar. Kurdo kur dëgjojnë shpërthime, qajnë dhe vrapojnë drejt meje”, thotë Mazen Naim, oficer i ‘Save the Children’ në Gaza.

Gaza nuk ka përjetuar një situatë si kjo për vite me radhë. Ky qytet i vafrër, i mbipopulluar e di shumë mirë se çfarë do të thotë luftë. Rruga kryesore tregtare në qendër të qytetit është pothuajse bosh,  shumica e dyqaneve u mbyllën përpara Fitër Bajramit. Bombardimet nuk u reduktuan, ndërsa zhurma e raketave palestineze dhe sulmet ajrore izraelite vijojnë të jehojnë  në të gjithë rajonin që nga mëngjesi i së martës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt

Presidenti rus Vladimir Putin iu përgjigj të gjitha pyetjeve të hapura në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare të Rusisë, ndërsa foli me gazetarët që mbulonin forumin...
20:13 | 04/06/2026

Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov iu referua deklaratave të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në mbështetje të Ukrainës, duke thënë se ato tregojnë se...
20:06 | 04/06/2026