Qarku Gjirokastër, KAS rrëzon kërkesat e PD dhe LSI për prova të reja
Pas një seance maratonë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ ka rrëzuar tre ankimimet e PD, LSI dhe një kandidati të pavarur për të marrë prova nga institucionet shtetërore për parregullsi gjatë zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, KAS vendosi të pranojë për shqyrtim vetëm provat dhe kërkesat ankimore që lidhen me pretendimin e LSI se anëtarë të KAS janë pjesë e administratës publike dhe kërkesën e PD për të kryqëzuar të dhënat.
“KAS u tërhoq në dhomë këshillimi në lidhje me provat që subjektet kanë dorëzuar. Për të qartësuar në lidhje me provat të gjitha do të pranohen për shqyrtim, ndërkohë për kërkesat u vendos me shumicë votash rrëzimi i kërkesës së LSI në lidhje me provat që kërkon të merren, sa i përket emrave dy anëtaret e KAS i kërkojmë KQZ në bazë të nenit të na vërë në dispozicion nëse ata janë pjesë e administratës zgjedhore duke filluara nga datat e zgjedhjeve deri në shpalljen e rezultatit”, deklaroi Ledion Braho.
“Në lidhje me kërkesën e PD-Aleanca për ndryshim po ashtu KAS vendosi rrëzimin e kërkesave për marrjen e provave, në lidhje me kërkesën për këqyrjen e pajisjeve sërish dy anëtaret e KAS kërkojmë që brenda afatit të na vihet në dispozicion në lidhje me pajisjet e qarkut Gjirokastër. Në lidhje me kërkesën e subjektit politik me në krye Kreshnik Merxhani u vendos me shumicë votash rrëzimi i kërkesës. Në lidhje me këto kërkesa duke qenë se do të presim dy provat që janë pjesë e materialeve, do të pezullohet deri në marrjen e provave, do të njoftohet kur të rinisë”, shtoi anëtari i KAS.
Seanca e ardhshme e KAS do të mbahet më 14 maj ku do të merren në shqyrtim ankimimet për Qarkun e Beratit. Në total, për zgjedhjet në KAS janë dorëzuar 18 kërkesa ankimore nga subjektet politike, ku 9 kërkesa janë nga PD, 5 kërkesa janë nga LSI, 2 nga koalicioni ABEOK si dhe kandidatët e pavarur Iljaz Shehu, Boiken Abazi dhe Kreshnik Merxhani.
Partia Demokratike ka reaguar pa vendimit të KAS duke thënë se ky organ u mohoi shqiptarëve bërjen e transparencës për atë që selia blu e quan si “masakër elektorale”.
Për sekretarin ë përgjithshëm të PD Gazment Bardhi tre anëtarët e Partisë Socialiste në KAS refuzuan të merrnin në shqyrtim provat, që sipas tij dëshmojnë qartësisht se mazhoranca përdori burimet shtetërore dhe ato kriminale për të deformuar vullnetin e zgjedhësve.
“Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ u mohoi sot shqiptarëve transparencën për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. 3 anëtarët e zgjedhur nga PS refuzuan, në mënyrë të paligjshme, pa asnjë argument të marrin nga institucionet shtetërore provat që faktojnë se PS përdori burimet shtetërore dhe kriminale për deformimin e vullnetit të zgjedhësve”, tha Bardhi.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta