Tensionet Izrael-Palestinë, Netanyahu: Hamas dhe xhihadi islamik do të paguajnë

12 Maj 2021 | 16:25

Një ndërtesë në Gaza u rrëzua pas sulmit ajror të ndërmarrë nga Izraeli. Godinë 13-katëshe u raportua se u godit një orë e 30 minuta pasi rezidentët dhe banorët përreth u paralajmëruan të evakuohen. Pas këtij episodi Hamas lëshoi një seri raketash drejt Tel Aviv.

Javët e tensionit midis palestinezëve dhe Izraelit në Jerusalemin e kontestuar duken sikur bëhen kthehen në një seri luftimesh. Kryeministri, Benjamin Netanyahu tha se ushtria izraelite u kishte dhënë një goditje të fortë militantëve të Gazës dhe paralajmëroi se edhe më shumë sulme do të vijojnë.

“Hamas dhe xhihadi islamik do të paguajnë për këtë, e do të paguajnë një çmim shumë të lartë” u shpreh Netanjahu.

Seria e lëshimit të raketave ka qenë aq e pamëshirshme saqë sistemi i hekurt  mbrojtjes raketore të Dome në Izrael dukej se ishte mbingarkuar herë pas here. Kreu i Hamasit tha se islamikët janë “të gati në çdo kohë nëse Izraeli përshkallëzon dhunën.

“Nëse (Izraeli) dëshiron të përshkallëzohet, ne jemi gati dhe nëse dëshiron të ndalet, ne jemi gjithashtu të gatshëm, nëse ata duan të heqin dorën  mbi Jeruzalemi, ne jemi gati”, u shpreh lideri i grupit Hamas

Që nga dita e hënë më shumë se 35 njerëz raportohet se kanë humbur jetën. Zyrtarë shëndetësorë në Gaza kanë raportuar të paktën për 30 palestinezë, përfshirë 10 fëmijë dhe një grua, kryesisht të vrarë nga sulmet ajrore.

Ushtria izraelite tha se të paktën 16 nga të vdekurit ishin militantë. Në Izrael dy gra u vranë nga raketa të hedhura nga Gaza që goditën shtëpitë e tyre në qytetin jugor të Ashkelon. Ushtria izraelite po dërgon përforcime të trupave në kufirin e Gazës dhe ka mobilizuar 5,000 ushtarë rezervë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026