Të paktën një milion raste me kancer mbetën pa kontrolluar në Evropë për shkak të pandemisë

12 Maj 2021 | 17:08

Një studim i publikuar së fundmi tregon se rreth një milion raste me kancer nuk kanë mundur të kontrollohen në Evropë për shkak të pandemisë.

Sipas të dhënave të botuara nga Organizata Evropiane e Kancerit (E.C.O) diagnozat me kancer kanë kaluar pa kontrolle specifike për shkak të kufizimeve të vendosura prej COVID-19.

Studimi tregon se një në çdo dy persona që kanë shfaqur simptoma të ngjashme me ato të kancerit nuk u referuan me urgjencë për t’u kontrolluar më specifikisht dhe një në çdo pesë pacientë në Evropë nuk ka mundur t’i nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale apo kimioterapisë së nevojshme.

Për shkak të pandemisë u pezulluan përkohësisht edhe studimet apo testet klinike për trajtime të kancerit. Ekspertët i druhen faktit se prej pandemisë është larguar vëmendja nga kanceri dhe se për këtë nevojitet një ri-adresim i politikave shëndetësore.

“Kemi nevojë për masa urgjente nga politika evropiane për të adresuar ngarkesën e rasteve me kancer, për të rivendosur besimin në shërbimet shëndetësore ndaj kancerit dhe për të trajtuar mungesën e ekspertëve,” – tha doktori Matti Aapro, drejtues i ECO.

“Pacientët me kancer kanë vuajtur dyfish gjatë kësaj pandemie,” – tha për Euronews deputetja e Parlamentit Evropian Véronique Trillet-Lenoir. “Së pari, sepse ata janë veçanërisht të brishtë, për shkak të sëmundjes dhe trajtimit të tyre, dhe gjithashtu sepse gjatë izolimit ata u janë privuar efektivisht nga një numër i caktuar i vizitave në spitale që do t’u lejonin atyre diagnostikime ose trajtime”.

“BE do të përpiqet të bëjë më shumë në të ardhmen për të mbrojtur më mirë pacientët me kancer dhe pacientët me sëmundje kronike nëse një krizë e ngjashme përsëritet,” – shtoi eurodeputetja.

Megjithatë për BE-në përparësia kryesore mbetet vlerësimi i situatës së pandemisë dhe mbulimi me vaksina i sa më shumë grupeve, përfshirë këtu edhe pacientëve me sëmundje kronike apo kancer.


*Meabh McMahon është gazetare e Euronews, që raporton nga Brukseli. Ajo ka përvojë prej vitit 2010 në raportime në disa gjuhë si anglisht, gjermanisht, spanjisht dhe frangjisht. Më parë ka punuar për France 24.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026

Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë një zgjerim të konsiderueshëm me 40 shtete anëtare, përfshirë Kanadanë. Duke...
13:22 | 04/06/2026