Irani njoftoi Katarin para sulmit ndaj bazës amerikane për të shmangur viktimat
Irani e ka koordinuar paraprakisht sulmin me raketa ndaj bazës ajrore amerikane Al-Udeid në Katar me zyrtarët katariotë, me qëllim minimizimin e viktimave, raporton The New York Times, duke cituar tre zyrtarë iranianë në kushte anonimiteti.
Sipas raportit, Teherani e konsideroi të nevojshëm një kundërsulm simbolik ndaj SHBA-së pas sulmeve mbi objektet bërthamore iraniane, por kërkoi të shmangte përshkallëzimin, duke lënë hapur një dritare për ndalimin e përplasjes ushtarake mes palëve.
Deri tani, nuk ka pasur asnjë koment zyrtar nga qeveritë në Teheran apo Uashington në lidhje me këtë raport.
Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit thotë në një deklaratë se, ndërsa Irani “shkatërroi” bazën ajrore amerikane në Katar, sulmi në asnjë mënyrë “nuk paraqet ndonjë rrezik për Katarin ose popullin e tij” dhe shton se Irani “mbetet i përkushtuar për të ruajtur dhe vazhduar marrëdhëniet e tij të ngrohta dhe historike” me Katarin.
Deklarata e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, e cituar nga media shtetërore e Iranit, thotë se “numri i raketave të përdorura ishte i njëjtë me numrin e bombave që SHBA-të kishin përdorur në tre centrale bërthamore iraniane”.
Momenti kur sistemet amerikane asgjesojnë raketat e lëshuara nga Irani në Doha pic.twitter.com/76Bgbz3Sof
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 23, 2025

LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta