“Mos hidh më bomba” – Trump ultimatum Izraelit: Uli avionët, kthe pilotët në shtëpi

24 Qershor 2025 | 13:02

Pas shpalljes së armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, tensionet u rindezën brenda pak orësh, pasi Tel Avivi akuzoi Teheranin për shkelje të marrëveshjes, duke pretenduar se dy raketa u lëshuan në drejtim të territorit të tij. Akuzat u mohuan menjëherë nga autoritetet iraniane, të cilat thanë se “nuk është qëlluar asnjë raketë ndaj armikut”.

Në përgjigje të kësaj situate, Izraeli paralajmëroi një sulm hakmarrës, në një operacion të mundshëm ushtarak. Kjo lëvizje shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili ndërhyri publikisht përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social.

“Izrael, mos hidh ato bomba. Nëse e bën, është një shkelje e rëndë. Ktheji pilotët në shtëpi, tani!”- shkroi Trump.

Përmes këtij mesazhi të drejtpërdrejtë, Trump urdhëroi Izraelin të ndalojë çdo veprim ushtarak të mëtejshëm ndaj Iranit, duke e cilësuar sulmin si “një shkelje të madhe” të marrëveshjes për armëpushim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koreja e Veriut teston sisteme të artilerisë dhe raketave, Kim Jong Un: Situata ndërkombëtare kërkon epërsi të plotë në forcën ushtarake

Koreja e Veriut kreu teste të sistemeve të përmirësuara të artilerisë dhe raketave, ndërsa udhëheqësi Kim Jong Un riafirmoi angazhimin e qeverisë së tij për...
09:31 | 26/06/2026

Vazhdojnë bisedimet Izrael-Liban në Uashington

Bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-të midis Izraelit dhe Libanit, të cilat ishin planifikuar të përfundonin mbrëmë, do të vazhdojnë edhe këtë të premte në Uashington....
09:25 | 26/06/2026

Treni përplas makinën në Britani, humb jetën shoferja. Pasagjerja 8-vjeçare në gjendje kritike

Një grua ka vdekur dhe një vajzë 8-vjeçare po lufton për jetën e saj pasi një tren u përplas me një makinë në një kalim hekurudhor në...
09:20 | 26/06/2026