Fundi i kapitullit COVID-19? Në “Ilva Now” flasin ekspertët

12 Maj 2021 | 20:35

Në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania u diskutua sot rreth pandemisë së COVID-19 ku javët e fundit është vënë re një prirje lehtësuese në Shqipëri.

Zëvendësministrja Mira Rakacolli dhe drejtuesi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ishin përballë epidemiologut Ilir Alimehmeti dhe gazetarit Mentor Kikia për të diskutuar a do të ketë valë tjetër pandemie, sa do të ndikojnë vaksinat dhe çfarë do të ndodhë më pas.

Brataj fillimisht sqaroi lajmin e njoftuar ditë më parë ku qe thënë se në spitalin infektiv në QSUT pati ditë pa të shtruar të tjerë me COVID-19. Ai tha se lajmit iu atribuua tjetër domethënie dhe tregoi se në tërësi pacientët kanë shfaqur prirje të mos udhëtojnë drejt Tiranës por të marrin shërbim mjekësor në spitalet rajonale.

Lexo më shumë: Asnjë i shtruar në spitalin infektiv? Skënder Brataj sqaron lajmin e njoftuar ditë më parë

Më tej zëvendësministrja Rakacolli theksoi se ende nuk është arritur imuniteti kolektiv i popullsisë. Ajo tha se ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik janë shprehur skeptikë nga të dhënat e mbledhura nga studimet si ai i Akademisë së Shkencave.

Lexo më shumë: Zv.ministrja Rakacolli: Ende s’është arritur imuniteti i popullatës ndaj COVID-19

Për këtë çështje foli edhe epidemiologu Ilir Alimehmeti. Ky ndau opinionin se në tërësi duhet pasur kujdes me konceptin e imunitetit të popullatës, apo siç njihet ndryshe imuniteti i tufës apo turmës. Ai u shpreh se pavarësisht se do të ketë një numër të lartë personash që do ta fitojnë imunitetin, të tjerë në pakicë gjithsesi do ta kenë rrezikun për t’u prekur nga COVID-19.

Lexo më shumë: Alimehmeti: Koncepti i imunitetit të komunitetit është i rrezikshëm, infektimi gjithmonë i mundur

Diskutime pati edhe për sa i përket turizmit ku gazetarja Ilva Tare kërkoi nga përfaqësuesit e Komitetit Teknik të Ekspertëve se çfarë masash parashikohet për sezonin që pritet të nisë. Zëvendësministrja Rakacolli tha se “masat do të varen nga dinamika që do ketë pandemia”, por “që për ata që do të vijnë në Shqipëri nuk mendohet të vendosen masa”.

Lexo më shumë: Hyrje-daljet për turizëm, Rakacolli: Mendojmë të mos vendosim masa për ata që do vijnë në Shqipëri

Doktor Brataj foli gjatë emisionit për variantin indian të COVID-19, ku tha se në rajon ka pasur raste të shfaqjes së saj, ndërsa në Shqipëri ende jo. Brataj siguroi se deri më tani nuk ka të dhëna që shqetësojnë për sa i përkojnë prirjes së këtij mutacioni, dhe tha se situata e krijuar në Indi është rrjedhojë kryesisht e gjendjes së sistemit shëndetësor.

Lexo më shumë: A ka hyrë varianti indian i coronavirus në Shqipëri? Brataj përgjigjet në “Ilva Now”

Çështje me rëndësi për t’u diskutuar ishte edhe masa e karantinës së detyruar që u vendos për emigrantët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Zëvendësministrja Rakacolli këmbënguli se ky vendim është bazuar te sjellja e emigrantëve nga Greqia gjatë festave dhe fakti se atë periudhë në vendet fqinje kishte “incidencë të lartë me COVID-19”. Ajo theksoi se vendimi “nuk kishte prapavijë politike”.

Lexo më shumë: Masa e karantinës për emigrantët para zgjedhjeve, Rakacolli: Jo me prapavijë politike

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021