Asnjë i shtruar në spitalin infektiv? Skënder Brataj sqaron lajmin e njoftuar ditë më parë

12 Maj 2021 | 20:46

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania se situata e pandemisë në Shqipëri nuk është tërësisht e qetë, pasi ditët e fundit ka pasur një shtim i lehtë i të shtruarve në spitale.

I pyetur nga gazetarja Ilva Tare në lidhje me lajmin e njoftuar se në Spitalin Infektiv pati disa ditë pa të shtruar, Brataj sqaroi se bëhej fjalë vetëm për periudhën kur shërbimin e kishte marrë ky spital, por që nuk kishte domethënien që iu atribuua nga mediat.

“Kemi një kalendar [shërbimi], që një javë e ka Spitali Infektiv [në QSUT], një javë Sanatoriumi… dhe në kohën kur e kishte shërbimin infektivi qëlloi që kishte ditë që nuk pati të shtruar,” – tregoi Skënder Brataj duke shtuar se kjo nuk kishte domethënien që i atribuoi media.

“Ka një rezistencë të qytetarëve që nuk duan të vijnë në Tiranë, por të trajtohen në spitalet rajonale atje ku tashmë ka dhe pajisje dhe staf të kualifikuar. Për fatin e mirë nuk ka forma të rënda siç ka pasur më parë,” – u shpreh Brataj teksa tregoi se 24 orët e fundit ka pasur 14 të shtruar në spitale.

Doktor Brataj këmbënguli se pasojat e grumbullimeve të fushatës zgjedhore duhen pritur edhe dy-tre javë për t’u parë. Megjithatë ai tha se “vala e pritshme nuk do ketë të krahasuar me ato që u kaluan në muajt e parë të vitit”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021