Zv. ministrja Rakacolli: Ende nuk është arritur imuniteti i popullatës ndaj COVID-19
Mira Rakacolli, zv. ministre e Shëndetësisë ia atribuon suksesin në menaxhimin e pandemisë anëtarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, ndërsa veten e cilëson si drejtuese politike dhe jo eksperte.
“Ecuri e pandemisë deri tani dhe gjendja ku jemi mendoj se ka qenë një gjë e mirëmenaxhuar, natyrisht nuk ka asgjë perfekte. Kjo është arritur falë punës së Komitetit Teknik të Ekspertëve, unë nuk jam eksperte por drejtuese politike”, tha znj. Rakacolli.
Mjeku Ilir Alimehmeti nga ana e tij tha se vendimin për t’u mbyllur në mars të vitit të kaluar nuk mund ta gjykojmë aq lehtë por shtoi se ai vendim i dha mundësinë autoriteteve që të përgatiteshin dhe organizoheshin për pandeminë.
Ai ngriti shqetësimin se përse ka kaq shumë testime në një kohë kur rastet janë të pakta (2700 testime, 42 raste pozitive). Për këtë zv. ministrja e Shëndetësisë tha se nuk janë ndryshuar politikat për testimet.
“Nuk e kemi ndryshuar politikën e testimit, ata që janë testuar kanë shenja klinike. Vigjilenca nuk është ulur fare për derisa njerëzit intereson për shëndetin kur sëmurësh. Të rinjtë janë euforik, ndërsa tek të moshuarit pavarësisht se kanë bërë vaksinën ata vazhdojnë të ruhen”, tha znj. Rakacolli.
Ndërsa pyetjes se sa është numri i personave që e kanë kaluar COVID-19, znj. Rakacolli nuk ishte në gjendje t’i përgjigjet me një shifër konkrete por tha se deri tani nga testimet kanë rezultuar të prekur mbi 131 mijë persona. Pavarësisht kësaj dhe vaksinimit, zv.ministrja tha se ende nuk është arritur imuniteti i popullatës.
“Ka filluar të ndihet efekti pozitiv i vaksinimit ekspertë të shëndetit publik nuk janë të bindur se është arritur imuniteti i tufës. Shpresojmë që vaksinimi të na çojë këtu”, deklaroi znj. Rakacolli.
LEXONI GJITHASHTU:
- Asnjë i shtruar në spitalin infektiv? Skënder Brataj sqaron lajmin e njoftuar ditë më parë
- Alimehmeti: Koncepti i imunitetit të komunitetit është i rrezikshëm, infektimi gjithmonë i mundur
- Hyrje-daljet për turizëm, Rakacolli: Mendojmë të mos vendosim masa për ata që do vijnë në Shqipëri
- A ka hyrë varianti indian i coronavirus në Shqipëri? Brataj përgjigjet në “Ilva Now”
- Masa e karantinës për emigrantët para zgjedhjeve, Rakacolli: Jo me prapavijë politike
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit