Britania blen 12 avionë luftarakë të aftë për të transportuar armë bërthamore
Mbretëria e Bashkuar do të blejë 12 avionë luftarakë F-35A që mund të mbajnë bomba bërthamore, do të njoftojë kryeministri Keir Starmer në samitin e NATO-s në Hagë.
Këto avionë, përveç armëve bërthamore, mund të përdorin edhe armë konvencionale, dhe blerja e tyre përfaqëson forcimin më domethënës të politikës britanike të mbrojtjes bërthamore në dekadat e fundit, raporton “Mail Online”.
Siç u njoftua nga qeveria britanike, ky vendim do ta shohë Mbretërinë e Bashkuar t’i bashkohet misionit ajror bërthamor të NATO-s për herë të parë.
Blerja e F-35A është gjithashtu një fitore e madhe për Forcën Ajrore Mbretërore, e cila ka vite që mbështet rikthimin e aftësive të tilla. Bomba e fundit bërthamore britanike e lëshuar nga ajri u tërhoq nga shërbimi pas Luftës së Ftohtë. Që atëherë, arsenali bërthamor britanik është bazuar ekskluzivisht në nëndetëset e Marinës Mbretërore, të cilat gjithashtu do të modernizohen në vitet e ardhshme, raportojnë mediat britanike.
Avionët e rinj F-35A, të cilët janë një variant i F-35B që është tashmë në përdorim, do të jenë të vendosur në bazën e RAF Marham. Çdo avion kushton rreth 100 milionë paund dhe pritet të hyjë në shërbim brenda një ose dy viteve të ardhshme.
Qeveria britanike planifikon të blejë deri në 138 avionë F-35 në total, dhe programi mbështet më shumë se 20,000 vende pune, duke përfshirë edhe kompani të tilla si BAE Systems, Cobham dhe Rolls Royce. Edhe pse aeroplanët do të prodhohen kryesisht nga Lockheed Martin në SHBA, rreth 15 përqind e pjesëve do të vijnë nga prodhimi britanik.
F-35A ka një rreze veprimi dhe ngarkesë më të madhe në krahasim me modelin F-35B, duke e bërë atë të përshtatshëm për mbajtjen e bombave bërthamore amerikane B61, të cilat janë pjesë e arsenalit të NATO-s në Evropë .
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut