Skualifikohen 6 kandidatë, 7 emrat që vijojnë garën për kreun e BKH

26 Qershor 2025 | 14:48

Procesi për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka hyrë në një fazë të re, pasi Komisioni i Përzgjedhjes ka skualifikuar 6 nga 13 kandidatët që kishin aplikuar fillimisht për këtë pozicion. Skualifikimi u bë pas shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar, ku u konstatua mospërmbushje e kritereve ligjore dhe mangësi në aplikime.

Në mbledhjen e zhvilluar më 25 qershor 2025, Komisioni, në mbështetje të kuadrit kushtetues dhe ligjor për funksionimin e institucioneve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, vendosi të lejojë kalimin në fazën tjetër të konkurimit vetëm për shtatë kandidatë që kishin plotësuar kushtet formale.

Kandidatët që vijojnë garën janë:

  • Andi Pogaçe
  • Artur Beu
  • Elton Kërluku
  • Gentian Ndoi
  • Gentjan Shehaj
  • Gledis Nano
  • Joni Keta

Ndërkohë, gjashtë kandidatë janë përjashtuar nga gara, për shkak të dokumentacionit të paplotë ose mospërputhje me kërkesat ligjore.

Lista e plotë e kandidatëve që aplikuan:

  • Andi Pogaçe
  • Artur Beu
  • Astrit Halilaj
  • Elton Kërluku
  • Gentian Ndoi
  • Gentjan Shehaj
  • Gledis Nano
  • Haki Çako
  • Joni Keta
  • Maoricio Sheldija
  • Marinela Pilinçi
  • Miklovan Kanani
  • Nevrus Ndregjoni

Kujtojmë se më herët SPAK kishte shtyrë afatin për dorëzimin e dokumenteve, për shkak të mungesave të konstatuara në aplikimet e 11 nga 13 kandidatëve. Vetëm dy kishin dorëzuar dokumentacion të rregullt që në fazën fillestare.

Kandidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen më tej testimeve dhe intervistave të strukturuara, për të vijuar drejt përzgjedhjes përfundimtare të drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë

Nëntë persona janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë gjatë një operacioni të quajtur “Illegal trade”. Të proceduarit mësohet se janë administrator ose përfaqësues të...
10:35 | 18/07/2026

U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian

Një egjiptian është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se organizonte...
10:19 | 18/07/2026

Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku një 18-vjeçar mbeti i plagosur pas...
09:56 | 18/07/2026