Mijëra besimtarë myslimanë festojnë Bajramin në Shqipëri, kreu i komunitetit Bujar Spahiu uron për pajtim

13 Maj 2021 | 09:26

Mijëra besimtarë myslimanë falën sot namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe mijëra të tjerë në sheshet kryesore qyteteve të vendit.

Pas faljes së namazit të mëngjesit, imami i xhamisë së “Et’hem Beut”, Elton Karaj, këndoi pjesë nga Kurani dhe pas tij mbajti fjalë përshëndetëse Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu. Ky përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.

“[…] Festa e Bajramit është festë gëzimi, për ata që agjëruan, është gëzimi i shpresës se kemi dalë nga ky muaj më të pastër nga sa hymë në të. Bajrami është gëzim në çdo vatër shqiptare, ju sot do të shkoni te njëri-tjetri për t’i uruar Bajramin, do të shtrini dorën e pajtimit nëse keni qenë të hidhëruar me dikë, kjo botë nuk duhet të ketë mërira, ajo nuk do t’i mbetet askujt. E pazakonta e pandemisë, falë Zotit, duket se po shkon, ne sivjet kaluam një ramazan normal, dhe po kalojmë një Bajram siç e shohim. Falënderimet i takojnë Zotit!” – tha Spahiu gjatë fjalës së tij.

Më tej u bë falja e namazit të Bajramit për të vazhduar më pas me hytben e cila u mbajt nga Myftiu i Tiranës, Lauren Luli, i cili u lut për më shumë paqe, kënaqësi, gëzim dhe harmoni mes njerëzve.

Fitër Bajrami është festa që vjen si shpërblim për besimtarët myslimanë pas 30 ditësh agjërim gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Vitin e shkuar për shkak të pandemisë së COVID-19 falja e namazit nuk u mundësua në sheshet kryesore, ndërkohë që ceremonia e sotme u zhvillua duke respektuar protokollet me mbajtjen e maskave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026