Droni-insekt, Kina publikon pajisjen e vogël të përgjimit që duket si një mushkonjë
Një institut kërkimor kinez në fushën e mbrojtjes ka publikuar një dron-spiun që ngjason me një mushkonjë. Mikrodroni bionik u paraqit këtë muaj në transmetuesin ushtarak kinez CCTV-7.
Studenti që e mbante në dorë, nga Universiteti Kombëtar i Teknologjisë për Mbrojtjen, sqaroi se robotët bionikë në miniaturë janë të përshtatshëm për fushata mbledhjeje informacioni dhe për misione speciale në fushën e betejës.
Rreth 2 cm e gjatë dhe 0.3 gramë e rëndë, pajisja-insekt ka dy krahë të vegjël dhe tre këmbëza të holla.
Krahët mund të përpëliten deri në 500 herë në sekondë, ndërkohë që pjesa tjetër e trupit përmban sensorë që përdoren për mbikëqyrje dhe operacione ushtarake.
I njëjti ekip shkencëtarësh prezantoi edhe një prototip me 4 krahë që mund të kontrollohet përmes një telefoni smart.
Edhe pse prodhuesit nuk bënë publike se çfarë lloj të dhënash pajisja e re mund të mbledhë, ekspertët thonë se përmasat tejet të vogla të saj e bëjnë të vështirë zbulimin nga sistemet tradicionale të radarëve.
Mikrodronë si këta po bëhen gjithnjë e më të zakonshëm në luftën moderne. Vende të shumta po i eksplorojnë ose po i përdorin këto teknologji në terren.
Për shembull, helikopteri norvegjez që mbahet në pëllëmbë të dorës i quajtur “Grerëza e Zezë”, përdoret nga forca të shumta të armatosura, përfshirë ato amerikane.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare