DASH publikon raportin për lirinë fetare në Shqipëri dhe Kosovë

13 Maj 2021 | 11:48

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar Raportin Ndërkombëtar për Liritë Fetare, i cili dokumenton gjendjen e lirive fetare në rreth 200 shtete dhe territore.

Administrata e presidentit të SHBA-së Joe Biden është e përkushtuar për ta promovuar dhe mbrojtur respektin e përgjithshëm për lirinë e fesë ose të besimit për të gjithë.

Në pjesën për Shqipërinë, raporti nënvizon se kushtetuta garanton lirinë e besimit. Sipas saj, kjo përcakton se nuk ka një fe zyrtare, shteti është neutral në çështjet e besimit, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare dhe ndalon diskriminimin në baza fetare.

Pjesa për Kosovën në raport thekson nevojën për një ligj të ndryshuar për lirinë fetare.

Sipas raportit ligji nuk lejon që grupet fetare të regjistrohen si persona juridik, duke krijuar pengesa për ta në kryerjen e punëve të tyre.

“Mungesa e statusit ligjor për bashkësitë fetare është një hendek i madh në mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në Kosovë”, thuhet në raport.

Lexoni gjithashtu:

DASH publikon deklaratë për Ballkanin Perëndimor me fokus anëtarësimin në BE, reformat ligjore, klimën dhe dialogun Kosovë-Serbi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026