Soni Seli është 18-vjeçari i cili ka krijuar videolojën e tij të parë. Ju njohim me historinë e tij tepër interesante

13 Maj 2021 | 16:11

Shumë të rinj kanë qejf të luajnë videolojëra, ndërsa 18-vjeçari Soni Seli e kalon kohën e tij të lirë duke i krijuar ato.

“Kur isha i vogël fillova të luaj videolojërat që ishin në telefon dhe kompjutera. Duke luajtur më lindi ideja, që të krijoja videolojëra. Ky projekt konsiston në krijimin e një niveli dhe në këtë nivel ka krijuar një fshat tradicional japonez. Këtë e kam bërë sipas imagjinatës time duke vendosur shtëpi dhe kam krijuar një pamje të këndshme”, – thotë 18-vjeçari Soni Seli për Gen Z në Euronews Albania.

GenZ është një produkt i projektit “Youth of Tirana” mbështetur nga Bashkia Tiranë.

Dashurinë për teknologjinë Soni e ka pasur që i vogël.

“Unë që i vogël kam pasur një pasion për teknologjinë, gjithmonë kam pasur një kuriozitet rreth telefonave, kompjuterave dhe kisha dëshirë të luaja me to. Nga ky pasion më lindi ideja që të angazhohesha më shumë në teknologji,” – shprehet Soni Seli.

18 vjeçari e ka të qartë se me çfarë do merret në të ardhmen.

“Kam dëshirë që studimet e larta t’i vazhdoj jashtë shtetit për shkenca kompjuterike, që i afrohet më shumë profesionit tim dhe ëndrrës time për t’u bërë një krijues videolojërash. Pas kësaj dëshira ime është që të hap kompaninë e parë këtu në Shqipëri, që krijon videolojëra,”- rrëfen Soni.

Videolojën që ka krijuar Soni e luan moderatorja e emisionit Fatma Methasani, e cila pranon se i pëlqen të luajë videolojëra.

“Në çdo emision unë kam pasur të ftuar një personazh, ndërsa sot nuk kam asnjë pasi i kam shumë qejf videolojërar. Kështu që këtë lojën do e luajmë bashkë”, – thotë Fatma.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çfarë të presim nga inteligjenca artificiale në vitin 2026?

Cilat trende të inteligjencës artificiale do të vijnë në vitin 2026? Euronews Next shqyrton rritjen e modeleve botërore dhe modeleve të vogla gjuhësore si alternativa...
09:40 | 01/01/2026

14-vjeçari Naiel Hoxha që sportin e kacavjerrjes e sheh si një mënyrë jetese

Shumë të rinj pëlqejnë të luajnë futboll ose basketboll, ndërsa 14-vjeçarit Naiel Hoxha nuk i ka interesuar asnjëherë të praktikojë këto sporte. Ai ka zgjedhur...
16:17 | 03/06/2021

Violinçelisti 17-vjeçar që ka realizuar nëntë recitale

Duke pasur nënën dhe motrën violiniste, muzika klasike e ka shoqëruar 17-vjeçarin Klaudio Zoto, që në fëmijëri. Në moshën 6-vjeçare Klaudio zhvillon konkursin për të...
15:57 | 02/06/2021