Tregu i monedhave virtuale, eksperti: Kujdes me investimet në kriptovalutë

13 Maj 2021 | 16:54

Gjithnjë e më shumë në botë po flitet për kriptovalutat dhe e izoluar nga ky fenomen nuk mund të qëndronte as Shqipëria. Pak ditë më parë policia zbuloi rastësisht pajisje për prodhimin e monedhave virtuale ndërsa ekspertët thonë se në vendin tone, ky trend sapo ka nisur, ndërkohë që nuk ka një bazë ligjore për lejimin ose jo të tyre.

Monedha virtuale është një formë e parregulluar e parave dixhitale, e pa emetuar dhe e pa garantuar nga një bankë qendrore, e cila mund të veprojë si mjet pagese. Kriptomonedha ka filluar të tërheqë edhe investitore nga Shqipëria ndërsa Banka e Shqipërisë dhe autoriteti mbikëqyrjes financiare bëjnë me dije se nuk ekziston asnjë subjekt financiar i licencuar për tregtimin e monedhave virtuale.

“Kemi një përqindje shumë të vogël ndërsa Kosova është pak më para se ne, por edhe ne jemi duke u rritur si trend që bëjmë mining. Mining quhet ky proces që bën prodhimin e këtyre monedhave”, shprehet Kadri Manaj, programues dhe ekspert IT.

Programuesi Manaj, bën apel që të tregohet kujdes tek investimet në monedhat dixhitale pasi nuk garantohet asnjë siguri.

Bitcoin e cila është kriptomonedha më e famshme u shpik nga një programues i panjohur duke u përhapur për herë të parë në një softuer në vitin 2009, ku vlera e një Bitcoin ishte 0.05 dollarë ndërsa sot një i tillë vlerësohet rreth 50-60 mijë dollarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026