Gjobiten katër lojtarë të Interit
13 Maj 2021 |
19:25
Romelu Lukaku, Ashley Young, Ivan Perisic dhe Achraf Hakimi janë gjobitur për thyerje të rregullave të COVID-19 në Itali.
Ata ishin pjesë e një darke ku morën pjesë 23 persona në një hotel pas fitoren 3-1 me Romën të mërkurën.
Darka në fakt nuk ishte për fitoren por për të festuar ditëlindjen e sulmuesit belg me rastin e 28-vjetorit.
Në Milano, që bën pjesë në zonën e verdhë në Itali, ka një orë policore 22:00-05:00, kohë kur ndalohet lëvizja.
Lojtarët u gjobitën pasi dolën nga festa. Nëse ata do të kalonin natën në hotel, nuk do të kishin thyer asnjë rregull dhe nuk do të ishin gjobitur.
Inter u shpall kampion në Serie A në fillim të muajit maj për herë të parë pas 11 vitesh, duke i dhënë fund dominimit të Juventus.
Lajme të Sugjeruara
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta