Bashkëshortja e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, takim me Papën në Vatikan

3 Korrik 2025 | 14:22

Gjatë aktivitetit me temën “Ekonomia e bazuar në vëllazëri: Multilateralizmi etik” që u mbajt në Institutin Papnor për Shkencat Shoqërore, Emine Erdogan, e cila ndodhej në Vatikan për të mbajtur një fjalim, realizoi një takim me Papën Leon XIV në Pallatin Apostolik të Vatikanit.

gjatë takimit u diskutuan çështje si situata kritike në Gaza, përpjekjet për të luftuar ndryshimet klimatike, lufta kundër islamofobisë dhe racizmit, si dhe rëndësia e ekzistencës së familjes në shoqëri.

Gjatë takimit, Emine Erdogan përgëzoi Papën Leon XIV, i cili është zgjedhur së fundmi në këtë detyrë, si dhe shprehu urimet e saj që kjo të jetë një zhvillim i mbarë për botën e krishterë.

Emine Erdogan tërhoqi vëmendjen ndaj tragjedisë njerëzore në Gaza

Në takim u trajtua me theks të veçantë tragjedia njerëzore në Gaza, e cila ndodhet nën sulmet dhe bllokadën e Izraelit, dhe Emine Erdogan theksoi për Papën rëndësinë që bota e krishterë të japë një mbështetje më të fuqishme për arritjen e një armëpushimi të përhershëm dhe për dërgimin e ndihmave humanitare.

Emine Erdogan shprehu gjithashtu rëndësinë e zbatimit sa më parë të një zgjidhjeje me dy shtete për paqe të qëndrueshme dhe të përhershme në Palestinë dhe rëndësinë që të rritet numri i vendeve që e njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës.

Ajo i tha Papës se edhe të krishterët që jetojnë në rajon, kishat dhe komunitetet e të cilëve ndodhen vazhdimisht nën kërcënim, duhet më në fund të gjejnë paqe.

Në takim u vu në dukje gjithashtu se islamofobia, racizmi dhe intoleranca janë në rritje shqetësuese, e Zonja e Parë turke theksoi se këto prirje nuk përbëjnë rrezik vetëm për grupet që i kanë në shënjestër, por edhe për të gjitha shtresat e shoqërisë.

Papa u shpreeh se  “Turqia është një vend i rëndësishëm për të krishterët, por në të njëjtën kohë, është një urë origjinale dhe e rëndësishme për ndërtimin e paqes, dhe luan një rol të rëndësishëm.”

U nënvizua gjithashtu se në të dyja besimet familja ka një vlerë dhe vend të rëndësishëm dhe se duhet të mbahet një qëndrim i përbashkët i të gjitha feve hyjnore kundër kërcënimeve globale që synojnë t’i shkatërrojnë vlerat familjare.

Në lidhje me takimin me Papën, Zonja e Parë Turke në një postim në rrjetin social X shprehu mirënjohjen e saj për mikpritjen e ndjeshme të Vatikanit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026