Pentagoni “tkurr” dëmet: Programi bërthamor iranian, 2 vjet pas nga sulmet
Sulmet amerikane ndaj impianteve bërthamore iraniane 10 ditë më parë e kanë kthyer programin bërthamor dy vjet pas, ka njoftuar të enjten zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell.
“Ne kemi bërë që programi i tyre të degradojë me një deri në 2 vjet, të paktën kështu thonë informacionet e mbledhura”, tha Parnell për gazetarët.
Më 22 qershor, Shtetet e Bashkuara kryen disa sulme të përbashkëta me Izraelin ndaj tre centraleve bërthamore të Republikës Islamike: atë të Fordos, Natanzit dhe Isfahanit, duke përdorur mbi 30 raketa anti-bunker dhe të tipit “Tomahawk”.
Deklaratat e Parnell ofrojnë megjithatë një përllogaritje më të moderuar se deklaratat e mëparshme të Uashingtonit, por ndërkohë bien ndesh me informacionet e publikuara nga Agjencia e OKB për Energjinë Bërthamore.
Menjëherë pas sulmeve, presidenti Donald Trump tha se impiantet ishin “shkatërruar tërësisht” dhe e kishin kthyer programin e pasurimit të uraniumit “dekada pas”.
Ndërkohë, në fundjavë, kreu i agjencisë së posaçme të OKB-së, Rafael Grossi tha se Teherani mund ta rifillojë procesin brenda pak muajsh.
Ekspertë të tjerë paralajmëruan gjithashtu se Irani i kishte lëvizur stoqet me uraniumin e pasuruar përpara sulmeve amerikane.
Por sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe zyrtarë të tjerë në Uashington thanë se të dhënat e mbledhura nuk sugjeronin një lëvizje të tillë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta