Vuçiç bën thirrje për shmangien e bllokadave në Beograd, paralajmëron Beograd

4 Korrik 2025 | 07:12

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka apeluar sot për ndalimin e bllokadave të planifikuara nga protestuesit në disa qytete, përfshirë Beogradin, mëngjesin e datës 4 korrik.

Në një mesazh video të postuar në Instagram, ai ka shprehur shqetësimin e tij për pasojat që mund të sjellin këto protesta, duke theksuar se veprime të tilla dëmtojnë sigurinë e qytetarëve dhe shkelin të drejtat kushtetuese.

“Fatkeqësisht, ka individë brenda dhe jashtë vendit që synojnë të kthejnë jetën e qytetarëve në një ferr të vërtetë. Ata duan të bllokojnë rrugët dhe të prishin jetën e përditshme të njerëzve,” tha Vuçiç. Ai kërkoi nga protestuesit të rishikojnë vendimin e tyre, duke i apeluar si president dhe si një qytetar i zakonshëm që të mos i privojnë të tjerët nga liria e lëvizjes.

Vuçiç theksoi gjithashtu se këto bllokada janë veprime që shkelin ligjet e sigurisë rrugore dhe normat kushtetuese të lirisë së lëvizjes. “Këto janë vepra të rënda penale. Kërkoj nga ju, si president, që të mendoni dy herë para se të veproni,” shtoi ai.

Presidenti i Serbisë siguroi gjithashtu se autoritetet janë të angazhuara të shmangin përdorimin e forcës për të shpërndarë protestat, por paralajmëroi se dhuna nuk do të tolerohet. “Ne nuk duam të përdorim forcën; por shteti nuk mund të lejojë dhunë të këtij lloji. Atëherë nuk do të flasim më për shtet, por për kaos,” tha Vuçiç.

Protestuesit kanë paralajmëruar një bllokadë të re të trafikut në Beograd dhe qytete të tjera të mëdha të Serbisë, me fillim nga ora 7:00 të mëngjesit të datës 4 korrik (ora lokale). Ata janë të vendosur të vazhdojnë me protestat e tyre përkundër paralajmërimeve të presidentit.

“Serbia është një shtet serioz dhe i përgjegjshëm,” përfundoi Vuçiç, duke theksuar se vendi do të mbetet i tillë në çdo ditë tjetër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026