Rritja e turizmit, Besnik Vathi tregon strategjinë: Ç’duhet të bëjë Shqipëria

13 Maj 2021 | 21:00

Operatori turistik, Besnik Vathi, tha se Shqipëria qëndroi e hapur në kufijtë e saj, por nuk përfitoi sa duhet për të rritur impaktin tek turizmi.

Ai theksoi e “dogma globale” e pandemisë çoi në uljen e lëvizjeve dhe për pasojë kjo ndikoi në uljen e performancës së sektorit të turizmit.

“Ka presion të madh të qytetarëve shqiptarë për të lëvizur menjëherë. Dogma globale pengoi lëvizjen e lirë të njerëzve. Shqipëria qëndroi e hapur, por nuk pati infeksione më të mëdha, vendet që u mbyllën nuk e kufizuan dot virusin”, tha ai.

Përballë gazetares Ilva Tare, z. Vathi u shpreh se kufijtë e mbyllur nuk krijojnë shanse për  të zhvilluar një turizëm internacional.

“Kur kufijtë janë të mbyllur, nuk mund të flitet për turizëm internacional, sepse turizëm internacional është kur janë kufijtë e hapur.  Shqipëria përfiton sepse ka një emigracion shumë të rritur, i cili pavarësisht pengesave do të vijë se nuk bën në Shqipëri”, tha ai.

Gjatë bisedës në studio, z. Vathi përgëzoi vendimin e fundit të qeverisë shqiptare,  e cila akordoi sot 100 mln lekë të reja për të promovuar Shqipërinë si një vend i sigurt nga pandemia e COVID-19.

Sipas tij, Ministria e Turizmit duhet të lobojë fuqimisht për ta prezantuar vendin me rezultate sa më pozitive.

“Unë e përshëndes ministrin për një vendim që është marrë sot, vendimi i qeverisë për akordimin e 100 mln lekë  të reja për të promovuar Shqipërinë e sigurt për rezultate pozitive për pandeminë, por përsëri nuk është e mjaftueshme, sepse lufta duhet bërë me këto vende që përcaktojnë hartat. Ka vende të ndryshme që bëjnë harta për llogari të vendit të vet. Ministria e Turizmit duhet të lobojë fort me qeveristë e vendeve për ta prezantuar Shqipërinë me sa më shumë rezultate pozitive.”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021