Gjirokastër, suveniret e importit “pushtojnë” tregun, artizanët drejt falimentit
Rritja e ndjeshme e fluksit të turistëve, të cilët në këto ditë vere vizitojnë Gjirokastrën ka shtuar kërkesat për suvenire dhe prodhime karakteristike.
Artizanët lokalë e shikojnë këtë rritje të kërkesës për prodhimet artizanale si një mundësi të mirë për zgjerimin e punës dhe rritjen e të ardhurave ekonomike.
Shtimi i kërkesës për suvenire nga turistët ka bërë që në treg të konstatohet një prani e madhe e suvenireve të importuara.
Bëhet fjalë për punime tradicionale të sjellë nga Kina, Turqia dhe vende të tjera të cilat tregtohen me kosto të ulët duke konkurruar produktet artizanale vendase.
“Kjo është pika më e dobët për pjesën e artizanatit në pazarin e Gjirokastrës, pasi me ardhjen e turistëve ajo që është për t’u habitur është fakti që këtu vijnë suvenire të vogla, me dizenjo Gjirokastrën, me simbolika Gjirokastrën të prodhuara jashtë në Kinë apo në Turqi dhe ato dalin me një kosto shumë të ulët minimale, që është e pamundur që të konkurrohen”, thotë Viktor Nurçe, mjeshtër drugdhendës.
Turistët e huaj që vizitojnë Gjirokastrën vlerësojnë traditën dhe suveniret e prodhuara në mënyrë karakteristike nga mjeshtrit lokalë ndërsa një pjesë preferojnë të trajnohen në zejet tradicionale.
“Personalisht më pëlqejnë punimet karakteristike ne drugdhendje. Mendoj se druri është diçka e bukur dhe këtu po mësoj sesi të realizoj produkte të vogla në dru të gdhendur, është një përvojë mjaft e mirë si pjesë e vizitës në qytetin e Gjirokastrës”, shprehet një turiste.
Artizanët lokalë në Gjirokastër apelojnë për mbështetje nga shteti për mbrojtjen e punimeve karakteristike dhe vlerave të traditës nga suveniret e importuara nga vende të tjera.
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 08:14 Krim brutal në Teksas, dy motrat vrasin një 32-vjeçare, nënë e pesë fëmijëve
- 08:10 Starmer pret në Londër Rutte, në fokus Samiti i NATO-s në Ankara dhe çështja e Ukrainës
- 08:04 Paraguai eliminon Gjermaninë me penallti dhe siguron një vend në 16 më të mirat
- 08:03 Trump: Negociatorët amerikanë po shkojnë në Katar për një takim të rëndësishëm lidhur me Iranin
- 07:59 Maroku eliminon Holandën me penallti dhe siguron kualifikimin
- 07:51 Trump emëron Keith Sonderling, Sekretar të Punës së SHBA-së