Besnik Vathi për akomodimin turistik: Reklamohen si hotele elitare dhe shiten si apartamente
Operatori turistik, Besnik Vathi, shtroi në studion e “Ilva Now” një problematike që sipas tij ka evidentuar në lidhje me ndërtimin e hoteleve në vendet turistike në Shqipëri. Ai tha se ndërtohen dhe reklamohen hotele të reja të natyrës elitare, mirëpo të njëjtat hotele shiten më pas në formë apartamentesh. Kjo gjë, sipas z. Vathi përbën shqetësim për mbarëvajtjen e turizmit në vendin tonë.
“Të përcaktohet qartë, do të reklamojmë se do të bëjmë hotele elitare apo do reklamojmë sikur po bëjmë hotele elitare dhe do t’i ndërtojmë si shtëpi për shitje. Sepse më shumë ka ndodhur kjo. Është një zonë e mrekullueshme në rivierën e jugut por nëse ne do e japim për të ndërtuar shtëpi për t’i shitur, vila, apartamente, e kuptoj, janë vendime politike por të mos na shiten si apartamente”, tha z. Vathi.
Besnik Vathi theksoi se një hotel elitar i cili nuk kryen funksionin për të cilin supozohet të jetë ndërtuar, atëherë e humbet vlerën që i ishte përcaktuar.
“Nëse unë dëgjoj reklamën po ndërtohet hoteli më luksoz në Mesdhe dhe pastaj shoh të njëjtën gjë në reklamë që shiten apartamente nga 200-40 mijë euro, humbet nevoja e tyre”, u shpreh Besnik Vathi.
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se është ruajtur proporcioni 60-65% hotele dhe 30-35% akomodim privat, duke thënë se në vijën e parë bregdetare ka vetëm hotele.
“Një nga politikat që kemi ndjekur kohët e fundit që vija e parë do të jetë shumë më tepër e dedikuar për hoteleri që e mban destinacionin në jetë. Bërja e vilave për shitje ka qenë minimale në zonën e jugut dhe nuk ka asnjë leje të dhënë të paktën në dy vitet e fundit nëse nuk ka 60-65% hoteleri dhe 30-35% akomodim që është përsëri i nevojshëm”, u shpreh z. Klosi.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit