Analisti Spahiu: Dokumentet Non-Paper kanë dalë nga Beogradi dhe tregojnë lëvizjen e Serbisë
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor vizitoi Kosovën, ku u takua me homologen Vjosa Osmani. Kjo vizitë vjen pas publikimit të dokumenteve jo-zyrtare që supozohet të kenë dalë nga shteti slloven, lidhur me ndryshimin e kufijve në Ballkan.
Për këtë çështje foli në një lidhje direkte për Euronews Albania, analisti Nexhmedin Spahiu, i cila tha fillimisht se dokumentet jo zyrtare kanë dalë nga Serbia dhe tregojnë qëndrimin që ky shtet ka në raport me njohjen e Kosovës si shtet.
“Ishte vizita e parë që i bëhet presidentes Osmani nga homologu slloven, i cili do të udhëheqë Bashkimin Evropian. Ky non paper është prodhuar në Beograd dhe kishte për qëllim ta kthejë pazarin në favor të Beogradit, në vigjilje të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, për lëshimin që do të bëjë Kosova në këmbim të njohjes nga ana e Serbisë”, u shpreh z. Spahiu.
Nexhmedin Spahiu theksoi se Beogradi mund ta njohë Kosovën si shtet vetëm nëse do të ketë shkëmbin territoresh në Ballkan, ose nëse do të marrë autonominë për veriun dhe asociacion e komunave me shumicë serbe.
“Ky ka treguar pozicionin e Serbisë e cila nuk është shprehur në mënyrë zyrtare. Beogradi ka treguar se çfarë është në gjendje të lëvizë përpara, përmes dy non papers. Në të dyja ishte i qartë, ai mund të njohë humbjen e territorit të Kosovës me një ndryshim kufijsh në Ballkan, ose duke bërë një njohje faktike por jo eksplicite të Kosovës duke marrë autonominë për veriun dhe asociacion e komunave me shumicë serbe” tha Nexhmedin Spahiu.
Analisti Spahiu tha se Kosova nuk mund të bëjë padi ndaj Serbisë pa qenë anëtare e Kombeve të Bashkuara në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“Kosova nuk është dhe këtë nuk mund ta arrijë pa njohjen nga ana e Serbisë. Ky është një gur në të cilin po has Kosova”, shtoi ai.
Në pazarin përfundimtar rreth njohjes, Nexhmedin Spahiu tha se Kosova mund të marrë obligim që nuk do të bëjë padinë për gjenocid, apo kërkesë për dëmshpërblim lufte, në këmbim që Serbia t’i japë njohjen. Z. Spahiu shtoi se ekziston mundësia që padinë ta bëjë një shtet i tretë, mirëpo kjo duket e pamundur akoma edhe nëse bëhet fjalë për Shqipërinë.
“Paraqitja e një vendi mik përmes të cilit Kosova mund ta bëjë këtë padi, e ngre pazarin e Kosovës në këto biseda. Unë dyshoj se ekziston një vend i tillë që mund ta bëjë padinë, përfshi edhe Shqipërinë pasi është e kyçur në Shengenin Ballkanik me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje