Vaksinimi i adoleshentëve, Hungaria shteti i parë që po injekton me ‘Pfizer’ grupmoshën 16-18 vjeç
Hungaria është shteti i parë ku ka nisur vaksinimi i adoleshentëve.
Kryeministri Viktot Orban në fund të prillit bëri me dije se grupmosha 16-18 vjeç, pas provimeve përfundimtare, do të vaksinohet me vaksinën ‘Pfizer’. Pothuajse gjysma e kësaj grupmoshe, më shumë se 90.000 të rinj, janë regjistruar tashmë për t’u injektuar, për të cilën u duhet edhe leja prindërore.
Tamás është 17 vjeç, ai kërkoi që të vaksinohet për të mbrojtur familjen e tij. Sipas të riut, kjo është mënyra sesi mund të rikthehet normaliteti.
“Unë mezi prisja të bëja vaksinën. Kur u njoftua për herë të parë se grupmosha ime do të vaksinohej, fillova të hezitoj nëse do të kërkoja vaksinë apo jo, por disa javë para se ata të fillonin zyrtarisht vaksinimin, unë e dija se po, do ta bëja”, thotë Tamás Seffer, i ri i vaksinuar.
As Bence nuk dëshiron ta transmetojë virusin në shtëpi, prandaj kërkoi vaksinën. Shumë nga anëtarët e familjes së tij janë ende “në radhë” për tu vaksinuar
“Unë e bëj dhe për hir të familjes dhe miqve të mi, dhe për hir të personalitetit tim nuk doja të infektohesha”, shprehet Bence Csizmazia, i ri i vaksinuar.
Sipas virologut Rusvai, virusi nuk ndryshon për më të rinjtë.
Simptomat post-COVID zakonisht shfaqen pasi infeksioni ka kaluar dhe kjo është arsyeja që sipas ekspertit është e rëndësishme që të vaksinohen edhe adoleshentët.
“Fëmijë nga 6-11 vjeç po vaksinohen në grupe pilot. Besoj se nga vjeshta, kur të nisë sezoni i ri shkollor, të gjithë fëmijët shkollorë do të mund të shkojnë të vaksinuar”, shprehet Miklós Rusvai, virologist.
Aktualisht në Hungari përdoren 6 vaksina, krahas ‘Pfizer’ dhe ‘Moderna’, aplikohen edhe dozat e ‘AstraZeneca’ dhe ‘Johnson and Johnson’, sikundër vaksina ruse ‘’Spitnik V’ dhe ajo kineze ‘Sinopharm’. Deri më tani pothuajse 4,5 milionë njerëz kanë marrë tashmë dozën e parë, sipas planeve të qeverisë, nga mesi i qershorit, ata që pranojnë vetëm vaksinat perëndimore, mund të vaksinohen.
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane