Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifa 30% ndaj produkteve të BE-së

12 Korrik 2025 | 15:06

Përmes një letre drejtuar Bashkimit Evropian dhe Meksikës, Trump është zotuar për të vendosur tarifa prej 30 % ndaj vendeve të unionit, por dhe fqinjit jugor.

Sipas Presidentit amerikan tarifat do të hyjnë në fuqi në 1 gusht.

Duket se ditët e fundit Trump është rikthyer në një qasje plotësisht agresive ndaj tregtisë, si ajo që ndoqi në fillim të prillit, duke pasur një ekonomi të qëndrueshme pas vetes dhe tregje financiare që nuk po tregojnë ndonjë pengesë për të.

Ashtu si në prill, investitorët thonë se tarifat që ai ka shpallur këtë javë janë ndjeshëm më të larta nga sa priste tregu por ndryshe nga prilli, tani aksionet po arrijnë nivele të reja të larta dhe tregu i obligacioneve mbetet i qetë.

Në dy postime të publikuara në Truth Social këtë të shtunë, Trump tha se SHBA do të vendosë tarifa 30% mbi mallrat që vijnë nga Meksika dhe Evropa.

Në rastin e Evropës, letra ndërpret bisedimet midis palëve që synonin arritjen e një marrëveshjeje këtë muaj.

Trump ka dërguar dhjetëra letra tregtare këtë javë, duke paralajmëruar vendosjen e njëanshme të tarifave ndaj partnerëve të mëdhenj dhe të vegjël.

Trump kërcënoi Brazilin me tarifa prej 50% nëse nuk e ndalon gjyqin penal ndaj aleatit Jair Bolsonaro.

Ai gjithashtu këtë javë shpalli një tarifë 50% për bakrin, çka rrezikon të shkaktojë një rritje të çmimit për një nga metalet më jetike të ekonomisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori

Policia franceze ka arrestuar një burrë që sulmoi tre gra me thikë në zonën Porte de Clichy të Parisit të hënën, njoftoi Ministri i Brendshëm...
14:54 | 27/07/2026

Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar

Autoritetet policore sekuestruan më shumë se 2.6 ton kokainë dhe arrestuan katër persona në një operacion të madh ndërkombëtar në Oqeanin Atlantik, thanë të hënën...
14:42 | 27/07/2026

Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të bëhet vizitori i parë ndërkombëtar i kryeministrit të ri britanik Andy Burnham, kur ata të takohen në Mbretërinë e...
14:28 | 27/07/2026