Sekuestrohen llogaritë bankare të kardiokirurgut Edvin Prifti

14 Maj 2021 | 15:23

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestron preventive mbi llogaritë bankare (llogari rrjedhëse, depozitë pa/me afat apo investime në obligacione) të kardiokirugit Edvin Prifti, i cili u arrestua disa muaj më parë dhe më pas u lirua.

Përmes një njoftimi të Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bëhet me dije se nga hetimi të thelluar financiar janë gjetur prova që krijojnë dyshime se nga mjeku Prifti është ngritur një skemë e mirëfilltë, e cila “konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore false me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve”.

“Gjithashtu nga verifikimi i llogarive bankare të shtetasit E.P. apo personave fizik të regjistruar në emër të tij është konstatuar se ky shtetas kryente depozitime Cash në llogari bankare të hapura në banka të ndryshme të nivelit të dytë”, bëhet me dije në njoftimin e SPAK.

Siç njofton SPAK, kardiokirurgut Edvin Prifti iu sekuestrua një shumë e konsiderueshme monetare, të depozituara në bankë dhe të ndara në lekë e euro. Shuma e sekuestruar e mjekut shkon në mbi 73 milionë lekë të reja.

“Vendosjen e sekuestros preventive mbi llogaritë bankare (llogari rrjedhëse, depozitë pa/me afat apo investime në obligacione) në emër të shtetasit E. P. apo subjekteve tregtare në pronësi të tij në shumat:

  • Sekuestrimin e shumës 51.479.368 lekë.
  • Sekuestrimin e shumës 177.497 euro”, thekson SPAK.

Edvin Prifti ra në pranga pas hetimeve të SPAK për korrupsioni me lirimet nga burgjet në Gjykatën e Krujës, ku u arrestua edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Emri i kardiokirurgut doli në përgjime ku ai kishte komunikuar me sekretaren e Gjykatës Krujës teksa kjo e fundit i kërkonte favor për të asistuar në operacionin e nënës së saj.

Lexoni gjithashtu:

KLGJ shtyn vendimin për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha

Mjeku dhe gjyqtarja në Apel, SPAK kalon në sitë pasuritë dhe llogaritë e kardiokirurgut

Kardiologu Prifti kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026