Rama jep lajmin: Kemi nisur bllokimin e qumështit dhe bulmetit pa faturë

14 Korrik 2025 | 09:12

Duke folur në takimin me deputetët e Tiranës dhe drejtorët e bashkisë, kryeministri Edi Rama njoftoi se këtë të hënë ka nisur procesi i bllokimit dhe konfiskimit të qumështit dhe produkteve të bulmetit që tregtohen pa faturë.

“Nga sot, dhe po shikoja informacionet para se të vija këtu, ka filluar procesi i kontrolleve dhe konfiskimit të qumështit dhe bulmetit pa faturë, domethënë pa siguri ushqimore. Aq më tepër në këto temperatura të larta, ku mund të rrezikojnë konsumatorët. Qumësht dhe bulmet pa faturë nuk do të lejohet dhe kushdo që do ta bëjë, do ta humbasë atë mall,” – deklaroi Rama.

Sipas kryeministrit, ky aksion synon të mbrojë shëndetin e qytetarëve dhe të ndalë praktikën e tregtimit të produkteve të pambikëqyrura.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026