Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

15 Korrik 2025 | 19:16

Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës ka konfirmuar hapjen e një çështjeje që lidhet me kampet e dyshuara të trajnimit të luftëtarëve nga Rusia për qytetarë moldavë.

Vendimi për nisjen e hetimeve vjen pas raportimeve nga mediat në Bosnjë dhe Moldavi, ku disa agjentë të arrestuar kanë deklaruar se janë trajnuar nga rusët në territorin e Bosnjës.

Në tetor 2024, autoritetet në Moldavi arrestuan katër persona të cilët kishin marrë trajnim ushtarak dhe spiunazhi në Bosnjë dhe Serbi.

Të dyshuarit pretendohej se po planifikonin të sabotonin fushatën për referendumin mbi ndryshimet kushtetuese që synonin afrimin e Moldavisë me Bashkimin Evropian.

Në atë kohë, autoritetet moldave deklaruan se “është parandaluar një komplot për destabilizimin e Moldavisë.”

Më herët, ministri i Mbrojtjes së Bosnjës, Zukan Helez, deklaroi se ekzistonin kampe të tilla në zonat me shumicë serbe, por nuk paraqiti prova konkrete për aktivitetin e tyre.

Hetimet e Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës pritet të hedhin më shumë dritë mbi rolin e mundshëm të shërbimeve sekrete ruse në territorin e Bosnjës dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026