Gjykata dënon kryebashkiakun e Stambollit, zbardhet vendimi
Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, është dënuar nga gjykata turke me një vit e tetë muaj burg, pa asnjë kufizim në aktivitetin e tij politik.
Sipas vendimit gjyqësor, Imamoglu u dënua me një vit, 5 muaj e 15 ditë për “fyerje publike të një zyrtari publik”, si dhe me dy muaj e 15 ditë për “kërcënime”. Megjithatë, ai u shpall i pafajshëm për akuzën e “shënjestrimit të individëve që kanë shërbyer në luftën kundër terrorizmit”.
Kryebashkiaku i Stambollit u arrestua më 25 mars, me akuzën se ishte pjesë e një organizate kriminale. Arrestimi i tij u pasua nga një valë ndalimesh ndaj dhjetëra administratorëve dhe zyrtarëve lokalë në qytet.
Vendimi ka shkaktuar reagime të forta nga qytetarët e Stambollit, të cilët kanë protestuar për disa ditë radhazi. Gjatë përplasjeve me forcat e policisë janë raportuar dhjetëra arrestime
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut