Franca merr masa për borxhin: Taksë për të pasurit dhe heqje e dy festave zyrtare

16 Korrik 2025 | 16:00

Kryeministri francez François Bayrou ka prezantuar planet e reja për të shkurtuar 43.8 miliardë euro shpenzime nga buxheti kombëtar. Në fjalën e mbajtur në Kuvend ai tha se borxhi publik përfaqëson një “rrezik vdekjeprurës” për Francë.

Masat e propozuara për uljen e shpenzimeve përfshijnë: Reduktimin e numrit të të punësuarve në shërbimin civil, vendosjen e një “kontributi solidariteti” për më të pasurit dhe heqjen e lehtësirave tatimore për shpenzimet e biznesit për pensionistët.

Gjithashtu, ai propozoi heqjen e dy festave zyrtare, duke përmendur si data për t’u eliminuar të hënën e Pashkëve dhe 8 Majin.

Sipas Bayrou, ky ndryshim do të mundësonte rritjen e produktivitetit pa rritur taksat apo TVSH-në.

8 Maji ka një rëndësi të veçantë historike në Francë dhe në mbarë Evropën, pasi përkujton kapitullimin e Gjermanisë naziste në vitin 1945 dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Duke prezantuar propozimet ai tha se këto masa janë ndalesa e fundit para greminës, përpara se të shtypemi nga borxhi.

Ai kujtoi gjithashtu se francezët nuk duhet të harrojnë krizën financiare që përjetoi Greqia më shumë se një dekadë më parë, kur vendi përjetoi një kolaps të plotë ekonomik, duke pasur nevojë për ndihma të shumta ndërkombëtare dhe vite të tëra shtrëngesash buxhetore për t’u rikuperuar.

Presidenti Emmanuel Macron i ka ngarkuar kryeministrit detyrën për të rregulluar financat publike përmes buxhetit të vitit 2026. Duke ndjekur rekomandimet e Macron, kryueministri tha se shpenzimet për mbrojtjen kombëtare nuk do të preken.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026