“Në këmbim të armëve amerikane..”, Zelensky i propozon Trump një marrëveshje
Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky ka propozuar një marrëveshje të re strategjike me Shtetet e Bashkuara, ku Ukraina do të ndante teknologjinë e saj të avancuar të dronëve me SHBA-në, në këmbim të furnizimit me armë amerikane.
Detajet e propozimit u bënë publike në një intervistë të dhënë për The New York Post, ku Zelensky e përshkroi marrëveshjen si një “fitore për të dyja palët”.
“Populli i Amerikës ka nevojë për këtë teknologji dhe ju duhet ta keni atë në arsenalin tuaj,” deklaroi Zelensky, duke theksuar se Ukraina është e gatshme të ndajë përvojën e saj të luftës moderne me SHBA-në dhe aleatët europianë.
Sipas presidentit ukrainas, marrëveshja parashikon bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e teknologjisë ajrore, ku përvojat e fituara nga Ukraina në luftën trevjeçare kundër Rusisë do të ndahen me partnerët perëndimorë. Në këmbim, Kievi do të angazhohej për të blerë një sasi të caktuar armësh amerikane.
Zelensky njoftoi gjithashtu se bisedime të ngjashme janë duke u zhvilluar me vende si Danimarka, Norvegjia dhe Gjermania, për një qasje të përbashkët ndaj mbrojtjes dhe zhvillimit teknologjik ushtarak.
Ky zhvillim vjen vetëm disa ditë pas deklaratës së ish-presidentit amerikan Donald Trump më 14 korrik, i cili tha se SHBA do të vazhdojë të transferojë armë dhe pajisje ushtarake në Ukrainë, nëse vendet evropiane do të marrin përsipër të paguajnë për furnizimet – një proces që do të koordinohet nga NATO. Më pas, Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Zelenskyn, duke shtuar peshë politike mbi propozimin e bërë nga Kievi.
Ekspertë të sigurisë dhe zyrtarë të përmendur nga The New York Post pohuan se SHBA-së i mungojnë disa prej përparësive teknologjike në fushën e dronëve dhe taktikave moderne të luftës, për të cilat Ukraina është bërë një pikë referimi pas përballjes me agresionin rus.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut