Von der Leyen propozon buxhet të ri të BE-së, me vlerë 2 trilionë euro

17 Korrik 2025 | 19:41

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka zbuluar propozimin e saj për buxhetin e ri të Bashkimit Evropian, me vlerë 2 trilionë euro midis viteve 2028 dhe 2034, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 1.21 trilionë euro të miratuar nga udhëheqësit në verën e vitit 2020.

“Është më strategjik, më fleksibël, më transparent. Është një buxhet për një epokë të re që përputhet me ambicien e Evropës “, tha presidentja e Komisionit Europian,

Plani i saj rimodelon strukturën e buxhetit përgjatë tre shtyllave kryesore.

 • 865 miliardë euro për bujqësinë, peshkimin, kohezionin dhe politikën sociale.

• 410 miliardë euro për konkurrueshmërinë, duke përfshirë kërkimin dhe inovacionin.

 • 200 miliardë euro për veprim të jashtëm, duke përfshirë 100 miliardë euro për Ukrainën.

Ndërsa kontributet direkte nga shtetet anëtare do të mbulojnë pjesën më të madhe të buxhetit, von der Leyen parashikon gjithashtu taksa të reja në të gjithë BE-në mbi mbeturinat elektrike, duhanin dhe të ardhurat e korporatave të mëdha për t’i lejuar Brukselit të mbledhë të ardhura shtesë vetë. Të gjitha zarfet financiare do të kushtëzohen nga respektimi i sundimit të ligjit, një ndryshim kyç në reagimin ndaj prapambetjes demokratike në Hungari. “Sundimi i ligjit është një domosdoshmëri,” tha von der Leyen.

“Ne do të sigurojmë shpenzime të përgjegjshme dhe llogaridhënie të plotë me masa të forta mbrojtëse, kushte të qarta dhe stimuj të duhur. Kjo u shërben qytetarëve.” Prezantimi i buxhetit shkakton nis një përplasje  politike midis shteteve anëtare dhe Parlamentit Evropian, që pritet të jetë e zgjatur, e mundimshme dhe shpërthyese.

Propozimi i Von der Leyen për buxhetin e ri shumëvjeçar është formësuar fuqishëm nga përvoja e mandatit të saj të parë në krye të ekzekutivit europian.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026